Thursday, December 13, 2012

Zekati

Zekati eshte nje nga detyrat  themelore islame e cila paraqet manifestimin  e dukshëm të besimit Islam.
Zekati është i obliguar me Kur’an dhe Hadith – me burimet kryesore të Sheriatit, si detyrë e domosdoshme fetare,  e çdo myslimani dhe myslimaneje të pasur.
Nga urdhëresat kur’anore rezulton se zekati është detyrë dhe e drejtë. Detyrë e të pasurve ndaj të varfëve, ndërsa e drejtë e të varfëve ndaj të pasurve.

Ilahi - Nana me nje sy


Nje histori e trishte ! Per ta kuptuar degjoni deri ne fund .

Thursday, December 6, 2012

Agjërimi

Agjerimi nga besimtarët mysliman kuptohet përmbajtja nga ushqimi dhe pijet qe nga koha para zbardhjes së ditës në mëngjes gjer ne kohën e namazit të mbrëmjes që do të thotë gjer në kohën e fillimit të mbrëmjes. . Agjërimi është obligator në muajin e Ramazanit dhe në fenë Islame Agjërimi është një nga pesë shtyllat e tij.
Nje nga  ushqimet e preferuara per prishjen e agjerimit eshte hurma.
Profeti Muhammed, alejhi selam, i ka kushtuar rëndësi të veçantë hurmave si pjesë e dietës së myslimanëve gjatë Ramazanit. Hurmat janë ushqim tepër ushqyes, sidomos për sheqerin e tyre natyror. Hurmat janë një ushqim i shkëlqyer për ata që agjërojnë. Edhe mjekët që i trajtojnë pacientët e tyre me agjërim rekomandojnë që agjërimi të prishet me sheqere natyrore që gjenden në fruta dhe me ujë. Poashtu edhe agjerimi eshte nje nga shtyllat e Islamit.

Namazi

Namazi - është shtylla e dytë e Islamit. Ai është obligim për të gjithë myslimanet të cilët jan të aftë psiqikisht dhe fizikisht . Obligimi vendimtar i namazit është abdesi, pa marrjen korrekte të abdesit namazi është i pa pranueshëm. Obligim gjithashtu është që namazi te falet ne kohen e vet e cila shpallet nëpërmjet Ezanit.  Myslimanet duhet  te falen pese here ne dite : ne agim, ne mesdite,pasdite, ne perendim te diellit dhe ne mbremje. Keto kohe qe duhet ti fal nje mysliman quhen :

  • Sabahu
  • Dreka
  • Ikindia
  • Akshami
  • Jacia


Sure

Suratu- el- Keuther
Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim
Inna e'atajnake-l-keuther
Fesal-li lirabbike venhar
Inne shanieke huve-l-ebter

Ilahi - Allahumme Salli Ala


Wednesday, December 5, 2012

Xhamia

Xhamia është tempulli i shenjte  i myslimanëve ku ata i bëjnë lutjet dhe  kryej n faljen e tyre  ndaj Zotit. Fjala Xhami, rrjedh nga gjuha arabe dhe do të thotë vend grumbullimi, tubimi.

Kurani

Kurani  është shkrimi i shenjte i fese Islame . Eshtë  libri i shenjte i myslimaneve ne te cilin jane te shenuara rregullat  per to. Kurani përbëhet nga 114 sure.
Kurani vleresohet shume nga myslimanet  pasi ne te jane fjalet e Allahut te madherishem.

Ilahi


Meka

 
Vendi  me i shenjte  per  myslimanet  eshte  qyteti  i  Mekës  ne Arabine Saudite .
Meka është qyteti më i njohur dhe më i rëndësishëm i  Islamit . Këtu lindi Muhamedi a.s dhe këtu gjindet faltorja e parë në historinë e njerëzimit dhe e përkushtuar All-llahut dhe quhet Ka'ba (në gjuhën tonë shqiptohet Qabja)
Të vizitohet Meka, është njëra nga pesë Shtyllat e Islamit dhe detyrë për të gjithë myslimanët që kanë mundësi ta plotësojnë Haxh-in.

Islami

Feja islame është një fe monoteiste. Besimtarët e kësaj feje quhen mysliman dhe ato duhet t'i zbatojne  5  shartet e Islamit :
                                          
                                          1- Shehadeti
                                          2- Namazi
                                          3- Agjërimi
                                          4- Zekati
                                          5- Haxhi

Shehadeti është  çelësi i fesë islame dhe thot :
"Nuk ka Zot tjeter pervec Allahut  dhe Muhamedi eshte i derguari i tij"

Përshëndetje !!

Une jam Diellza , ky është blogu im i parë në të  cilin bëhet fjalë  për  fejën  Islame.